Shkoi në 100 viktima, bilanci akoma provizor i përmbytjeve që kanë goditur Japoninë perëndimore. 68 persona konsiderohen ende të humbur, shumë nga të cilët në zonën e Hiroshimës. Ndërkohë, kryeministri Shinzo Abe ka anuluar vizitën e parashikuar në Francë, Belgjikë, Arabi Saudite dhe Egjipt për të qëndruar në krye të detyrës. Dy milionë njerëz ndërkohë po braktisin shtëpitë e tyre pasi lumenjtë po dalin nga shtretërit.