Aktualitet

Java e Europës, Vlahutin: Do të promovojmë çdo gjë të bukur të Shkodrës!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin e nisi javën e Europës nga Shkodra. Diplomatja e BE-së deklaroi se do të promovojë çdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë. E pyetur nëse e meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale, Vlahutin tha se janë qytetarët ata që duhet t’u kërkojnë llogari atyre që kanë zgjedhur.