Aktualitet

Java nis me mot të kthjellët, me diell!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me alternime vranësirash kalimtare duke filluar nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi  mesatare  1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/26
Diell pak re

Kukës
13/26
Diell re

Lezhë
12/26
Diell pak re

Dibër
11/25
Diell re

Durrës
14/26
Diell pak re

Tiranë
17/28
Diell pak re

Elbasan
15/27
Diell re

Berat
13/26
Diell pak re

Vlorë
14/25
Diell pak re

Korçë
11/21
Diell re

Gjirokastër
13/25
Diell re

Sarandë
17/25
Diell pak re