Showbiz

Jennifer Aniston zbulon se si po e shijon jetën në të 50-at

Aktorja e famshme hollivudiane Jennifer Aniston vetëm pak kohë më parë mbushi 50-vjeç dhe për të festuar siç duhet organizoi një ‘party’ me të mëdhenjt e industrisë.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer se më fund po arrin aty ku duhet edhe pse ka 30 vite që punon si aktore.

Ylli i “Friends” u shpreh se shpeshherë mblidhet me mikeshat e saj dhe festojnë arritjet e të gjitha qëllimeve të tyre. Kjo moshë për Aniston është rinia e saj e dytë dhe më fund ndihet e plotësuar.