Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Garner tregon arsyen përse nuk bën ndërhyrje estetike!

Jennifer Garner ka folur sinqerisht për qasjen e saj ndaj kujdesit të fytyrës dhe plakjes natyrale. Ajo tregoi se në të kaluarën e ka provuar botoksin, por vendosi të mos e përdorë më, sepse edhe një sasi shumë e vogël i ‘ngrin’ plotësisht ballin dhe e bën të ndihet e panatyrshme, siç u shpreh vetë, ‘si një bilbord në lëvizje’. Aktorja pranoi se, si shumë njerëz, edhe ajo ka pasiguri për pamjen e saj dhe për rrudhat që vijnë me kalimin e kohës.

Megjithatë, në vend të ndërhyrjeve estetike, ajo bën zgjidhje më të thjeshta dhe natyrale për shembull, herë pas here bën baluke për të zbutur dukjen e vijave në ballë. Garner theksoi se nuk gjykon askënd që vendos të përdorë botoks apo procedura të tjera kozmetike, duke nënvizuar se çdo person duhet të zgjedhë atë që e bën të ndihet mirë me veten.

Ajo foli edhe për një bisedë me fëmijët e saj, të cilët i kanë kërkuar të premtojë se nuk do të bëjë ‘lifting’ apo zgjatje të fytyrës. Garner tha se nuk planifikon ta bëjë së shpejti, por nuk dëshiron të japë një premtim absolut, pasi nuk e di si mund të ndihet në të ardhmen. nNë thelb, qëndrimi i saj përqendrohet te pranimi i vetes, balanca dhe liria personale në zgjedhjet që lidhen me pamjen.

Aktorja e njohur Jennifer Garner ka folur hapur për sfidat e prindërimit dhe mënyrën se si puna me fëmijë në ekran ndikon drejtpërdrejt në jetën e saj personale. E ftuar në podcastin Not Gonna Lie, të drejtuar nga Kylie Kelce, aktorja u shpreh se bashkëpunimi me fëmijë të moshave të ndryshme e ndihmon të reflektojë dhe të përmirësohet si nënë.