Showbiz

Jennifer Lopez e mahnitshme në premierën e filmit të saj “Second Act”

Aktorja dhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez u sigurua që të kishte vëmendjen e të gjithëve teksa parakaloi në tapetin e kuq të filmit të saj më të ri “Second Act”.

49-vjeçarja dukej e mahnitshme me një fustan pink nga Giambattista Valli, një hot-couture i koleksionit më të fundit të tij.

Ylli i hollivudit ishte e shoqëruar nga partneri i saj gjatë premirës në New York dhe ashtu si të gjithë të tjerët nuk ja hiqte dot sytë dhe u sigurua që J-Lo të kishte foto nga të gjitha këndet.