Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez duket se është lodhur nga intervistat e zakonshme dhe ka vendosur krejt papritur të ndajë diçka të veçantë me fansat e saj.
Në kanalin zyrtar të saj në YouTube, J-Lo ka publikuar një intervistë që i është bërë nga binjakët e saj Emme dhe Max.
Dyshja e 11-vjeçarëve nuk i kanë kursyer pyetjet e sikletshme për mamanë e tyre që nga pëlqimet në shkollë, tek prapësitë që ajo bënte kur ishte e vogël e deri tek pyetja më e vështirë se cili është binjaku i saj i preferuar.
Në fund të intervistës ajo u shpreh se u kënaq shumë dhe shpreson që edhe fansat e saj të argëtohen duke e parë këtë video.