Showbiz

Jennifer Lopez: “Ja pse lidhja ime me Alex nuk do të kishte funksionuar vite më parë”

Në një intervistë të dhënë për revistën “Grazia”, Jennifer Lopez si rrallëherë ka folur për lidhjen e saj me futbollistin Alex Rodriguez.

Ajo u shpreh me shumë vetëbesim kur tha se nëse do të ishte njohur me Alex vite më parë lidhja e tyre nuk do të kishte funksionuar.

“Tani e kuptoj përse lidhjet në të kaluarën kanë përfunduar në ndarje, sepse unë ende nuk e kisha kuptuar vlerën time si femër. Nuk kisha aspak vetëbesim” ,-tha ajo duke shtuar se mosha 49-vjeçare është perfekte për një lidhje solide.

Këngëtarja dhe aktorja e “Second Act”, është njohur me partnerin e saj në shkurt të vitit të kaluar dhe së fundmi janë gati për të ndërmarrë hapin e madh, atë të martesës.