Showbiz

Jennifer Lopez zbulon projektin më të ri muzikor, për herë të parë në drejtimin e klipit

Pak orë më parë këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez ka zbuluar se do të lançojë një projekt të ri muzikor që është njëkohësisht edhe himni i filmit të saj më të ri “Second Act”.

49-vjeçarja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka rrëfyer se është shumë e emocionuar për këngë pasi jo vetëm që është kolona zanore e filmit të saj por gjithashtu edhe projekti i parë në të cilin asaj i besohet drejtimi i klipit.

Jennifer në klipin e “Limitless” është kujdesur për të gjitha detajet, që nga veshja e grimi, skenografia, kërcimtarët dhe lëvizjet e tyre.

Ajo do të publikojë këtë këngë ditën e sotme në kanalin e Youtube ku gjithashtu do të hyjë edhe ‘live’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të fansave.