Jhené Aiko është e fundit në radhën e personazheve publikë që ka humbur shtëpinë e saj për shkak të zjarreve të mëdha që po përfshijnë Los Angelesin. Megjithatë, fatmirësisht, duket se të gjithë janë të sigurtë, pavarësisht imazheve të frikshme që ajo ndau.
Aiko publikoi lajmin ditën e djeshme, duke treguar se shtëpia në Pacific Palisades, të cilën ajo e ndante me fëmijët e saj, së bashku me të gjitha sendet dhe pasuritë e tyre, ishte djegur plotësisht. Tani, ata do të duhet të fillojnë nga e para.
Aiko gjithashtu ndau një foto tronditëse të zjarrit që po pushtonte shtëpinë e saj, me flakët që konsumonin dhomën e ndenjes në një imazh që ajo e kishte bërë nga rruga.
Megjithatë, ajo mendon dhe për të tjerët që kaluan një tragjedi të ngjashme, duke shtuar se po lutet për ata…
Që humbën punën e jetës së tyre, për ata që humbën jetën, për qytetin tim, për kafshët e egra dhe për kafshët që humbën, si dhe për botën.