Bota

Libri kthehet në bibliotekën e Kalifornisë pas gati 46 vitesh!

Një punonjës në një bibliotekë të Kalifornisë hapi një pako dhe u habit kur gjeti një libër që duhej të kthehej gati 46 vjet më parë. Cassie Koldewyn, menaxhere e degës në lokacionin La Mesa të Bibliotekës së Qarkut San Diego, tha se e hapi pakon në fillim të janarit dhe zbuloi librin e pritur prej kohësh  i cili ishte me të drejtë një kopje e librit “The Incredible Journey” nga Sheila Burnford.

Rikujtojmë, se Biblioteka Publike e New Yorkut festoi kthimin e një kopjeje të autobiografisë së Igor Stravinskyt nga viti 1936, 72 vjet pasi ishte huazuar. Billy Parrott, drejtori i Bibliotekës Stavros Niarchos Foundation, tha se kishte marrë një telefonatë disa ditë para Krishtlindjeve nga dega e bibliotekës në “5th Street”. Situata rezultoi të ishte kthimi i një libri që ishte marrë më 4 prill të vitit 1952 dhe duhej të ishte kthyer dy javë më vonë. “Ne shpesh marrim libra që kthehen, nga vitet ’80 ose ’90, por rrallë herë ndonjë nga mesi i shekullit”-tha Parrott për Gothamist.

“Arrita ta hapja dhe të shijoja aromën e librit të vjetër”, tha Koldewyn. Pako u dërgua në mënyrë anonime, me një shënim ku shkruhej “Më vjen keq që jam kaq vonë”. Të dhënat e bibliotekës zbuluan se libri duhej të kthehej më 20 maj 1980. Nga Rio de Janeiro në Tokio, këto hapësira nxisin kërkimin e dijes përmes dizajnit mahnitës. Është pothuajse e pamundur të përcaktosh bibliotekat më të bukura, duke marrë parasysh vetëm qëllimin e tyre: t’i ofrojnë njohuri kujtdo, përdorim pa asnjë kosto.