Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Pjerin Ndreu, i propozoi Kuvendit ndryshime në kodin rrugor. Të huajt dhe emigrantët që kryesisht vijnë në Shqipëri me automjetet e tyre, në rast se shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të mos u hiqet patenta, por tu dyfishohet gjoba. Kjo me argumentin se marrja e lejes së qarkullimit dhe dalja në Komision ka vonesa dhe burokraci që mund të zgjasin nga 10 ditë deri në disa muaj.