Botë e Çuditshme

Jo më për argëtim! Çfarë ka ndodhur me klub-in e njohur?

Ai është një nga klubet më të njohura të natës në Berlin. Dhe e dini çfarë? Lokali ku mijëra të rinj argëtohen nën shoqërinë e njëri tjetrit tanimë do të ketë një tjetër funksion. Klubi me emrin “KitKat” do të kthehet në një qendër testimesh për personat e infektuar me Covid-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, club-i njoftoi se duke nisur nga 4 Dhjetori do të hapë dyert në kryeqytet për të gjithë ata individë që kanë vështirësi në bërjen e testit.

Një gjest për tu vlerësuar në këtë kohë të vështirë pandemie. Ju si mendoni?

Gjithashtu,”KitKat” garanton se shërbimi do të kryhet nga personeli mjekësor dhe për më pak se një orë do të jetë i mundur rezultati i provës me anë të një SMS-je. Testi do të kushtojë 24,9 euro.

4150 696x418