Mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e dytë të festivalit Europian, Jonida Maliqi shkëqeu me performancën dhe vokalin e saj në skenën magjike të Tel Aviv.
Ajo emocionoi publikun me interpretimin e këngës “Ktheju Tokës” e cila mbart një temë mjaft aktuale, atë të emigrantëve të cilët kanë lënë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.
Drithërues ishte edhe momenti kur Jonida Maliqi u kualifikua për në finale ku të shtunën do të këndojë e dyta në radhë.
Këngëtarja e cila na ka bërë kaq shumë krenarë ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.
“Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalën fluturimin e shqiponjës! Jemi në finale por tashmë mendoj se kemi fituar jo vetëm me kualifikimin por edhe me njëri-tjetrin. U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse” ,-shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj ku ka marrë mijë urime nga ndjekësit dhe kolegët e tjerë artistë.