Celebrities Showbiz

“Jozi gjakftohtë, sikur e kishte planifikuar”/Kelly: Rozana-Gjesti përballje kokë më kokë mbrëmjen e 19 prillit!

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtari i njohur Kelly, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka rrëfyer më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, projektet e reja muzikore, por jo vetëm…

Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother VIP”?

Kur e sheh nga jashtë është tjetër gjë, kur hyn është tjetër gjë. Nuk kisha një perceptim të saktë kush ishte favoriti kur kam hyrë. I njihja gjysmën e tyre, kishim relata miqësore, por dhe në ambiente të përbashkëta. Ditët e para ishte pak e vështirë, por kur fillon ambientohesh krijon relata të mira me të gjithë. Hyra në një pikë të lojës që kishte shumë dinamika dhe ishte e vështirë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme.

A e prisje këtë katërshe finalistësh?

Përveç Laertit e prisja. Mendoja se do të ishte Gerta, për shkak të rrugëtimit dhe dinamikave. Por publiku vendos. Mendonim se ishin pesë finalsitë. Ishte më i saktë parashikimi që do ishte dhe Gerta. Ka qenë një nga lojtaret më të forta që kishte ky edicion.

Cili ka qenë momenti më i bukur për ty në shtëpi?

Takimi me djalin ka qenë një nga emocionet më të bukura. Ka qenë një nga momentet më të bukura. Dhe këto sfidat, ndonjëgerë kanë qenë sfida fizike, psikologjike, duhet të skalisje durimin. Durimin e kam kalitur goxha brenda. Kam duruar disa situata që jashtë mund të mos i duroja dot. Duhet të japim një mesazh për publikun, nuk duhet të jemi vulgarë.

Si e pe veprimin e Jozit ndaj Gjestit, mbrëmjen e së shtunës?

Ishte totalisht e tepruar, e gabuar dhe e dënueshme. Ka qenë një akumulim i gjithë asaj egos e të mos qenit pjesë e finales. Mund të ketë qenë i provokuar deri diku nga ai gjesti i derës, por nuk e besoj sepse gjithmonë kanë pasur konfrontime me njëri-tjetrin. Nuk e justifikon atë lloj gjëje. Është veprim shumë i shëmtuar. Jam ndierë shumë keq në atë moment, mbetëm të shokuar. U duk shumë gjakftohtë. Dukej sikur ishte e planifikuar. Gjeti momentin e gabuar. Ishte dy hapa larg daljes, nuk ke pse bën atë lloj veprimi.

Çfarë të ka thënë bashkëshortja pasi dole?

Është ndierë shumë krenare. Edhe unë jam ndier shumë krenar, pasi kishim marrë goxha mbështetje për kauzën e Enisës, si nga punliku, si nga persona adekuat që ishin ofruar ta ndihmonin.

Kush mendon se e fiton këtë edicion të BBV4?

Dy të fundit shoh Gjestin dhe Rozanën. Mendoj se pak më tepër i favorizuar është Gjesti. Ka për të qenë një garë e fortë.