Një imitues profesionist i mbretit Charles III thotë se kurrë nuk ka qenë më i zënë se muajt e fundit dhe se fiton mijëra dollarë në javë. Guy Ingle, 63 vjeç, një artist nga qyteti anglez Ampthill, Bedfordshire, e ka imituar mbretin Charles 74-vjeçar, që nga vitet 90-të. Fansi i familjes mbretërore thotë se edhe pse ishte jashtëzakonisht i trishtuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, që atëherë ai ka parë që karriera e tij të transformohet.
Ai shpesh punon me imitues të tjerë, si të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe Princeshës së ndjerë Diana. Për më tepër, ai shprehet se:
Puna nuk ka qenë kurrë kaq e ngarkuar që nga vdekja e Mbretëreshës pasi Charles është tani mbret. Do të thotë që unë nuk luaj më një personazh të dytë. Ngarkesa e punës është katërfishuar, por kurrë nuk e kam lënë veten të tërhiqem në ndonjë event të papërshtatshëm pasi kam shumë respekt për familjen mbretërore.
Rikujtojmë, se në Britaninë e Madhe po zhvillohen planet për kurorëzimin e mbretit Charles III më 6 maj. Bizhuteritë e Kurorës do të projektohen në Kullën e Londrës para se të shkojnë në monumentet kryesore britanike. Po ashtu, në vjeshtë pritet të projektohen në monumentin e famshëm të kryeqytetit britanik e më pas do të ekspozohen në të gjithë vendin, që t’u tregohet historia e kurorëzimit mijëra njerëzve. Gjithashtu, qeveria njoftoi vende të reja të shfaqjes për kurorëzimin duke e çuar totalin në 57, me mbi 100 mijë britanikë që pritet të shikojnë live ceremoninë në qytetet e tyre.