Princesha Eugenie po përjeton një periudhë të ndjeshme në jetën personale teksa përgatitet të mirëpresë fëmijën e saj të tretë, ndërsa raportet për tensione brenda familjes mbretërore vazhdojnë të shtohen.
Princesha, e cila është nënë e August Brooksbank dhe Ernest Brooksbank, duket se po përballet me një realitet krejt ndryshe nga ai që kishte gjatë lindjes së dy fëmijëve të parë.
Sipas mediave britanike, marrëdhënia e saj me prindërit, Princ Andrew dhe Sarah Ferguson, është ftohur ndjeshëm pas polemikave që kanë përfshirë familjen York në vitet e fundit. Madje, raportohet se Eugenie ka zgjedhur të mbajë distancë publike nga i ati për të mos krijuar tensione me Mbretin Charles III dhe pjesën tjetër të monarkisë.
Komentatorët mbretërorë thonë se ardhja e foshnjës së tretë do të ndodhë në një klimë familjare shumë më të tensionuar. Sipas Emily Nash, këtë herë gjyshërit mund të mos jenë aq të pranishëm në jetën e të porsalindurit, ndryshe nga sa ndodhi me nipërit e tjerë.
Ndërkohë, Sarah Ferguson besohet se po e përjeton më vështirë këtë distancim, pasi ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të afërt me nipërit e saj.
Pavarësisht aludimeve dhe raportimeve të shumta, familja mbretërore nuk ka bërë ende asnjë reagim publik lidhur me marrëdhëniet aktuale mes Princeshës Eugenie dhe prindërve të saj.