Bota Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me Imelda Starninin, 90-vjeçarja e cila ëndërron të bëhet mësuese!

Një histori e pazakontë ka ndodhur në Città di Castello në Itali. Një 90-vjeçare është ulur në bankat e shkollës për t’iu nënshtruar provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës italiane. Mediat vendase bëjnë të ditur se, Imelda Starnini, e cila ka lindur më 1933, u ul në bankat e institutit San Francesco di Sales për të realizuar ëndrrën për t’u bërë mësuese.

Instituti San Francesco di Sales, dikur i njohur si shkollë mësuesish, prej disa vitesh ka qenë edhe shtëpia e një shkolle të mesme socio-psiko-pedagogjike. Shkolla u themelua më shumë se 200 vjet më parë, në vitin 1816.