Pula e një gruaje nga Teksasi u emërua zyrtarisht si më e vjetra në botë nga Libri i Rekordeve Guinness në moshën 14 vjeç e 69 ditë. Libri i Rekordeve Guinness konfirmoi moshën e Pearl, duke i dhënë asaj zyrtarisht titullin e pulës më të vjetër në botë. “Ajo i ka sfiduar të gjitha parashikimet sepse shumica e pulave jetojnë mesatarisht pesë deri në tetë vjet”-tha Hull për Librin e Rekordeve Guinness.

Ajo tha se lëvizshmëria e Pearl është e kufizuar tani. “Ajo është e mirëpritur të dalë në dhomën e ndenjes, sepse i pëlqen të shikojë televizor kur e dëgjon të ndezur”-tha Hull. Pearl gjithashtu e do macen e moshuar të familjes dhe kotelen e re. Ajo theksoi tha se prodhimi i vezëve të Pearl është ngadalësuar, por ajo lëshoi një vezë menjëherë pasi familja zbuloi se ishte mbajtëse zyrtare e Rekordit Botëror Guinness. Pula më e vjetër e mëparshme, një kafshë shtëpiake nga Illinois me emrin Peanut, ngordhi më 25 dhjetor 2023, në moshën 21 vjeç e 238 ditë.