Ata që ngasin makinën mund të mos e dinë që makina i spiunon duke mbledhur informacion për lëvizjet e tyre. Agjencitë e rendit në Shtetet e Bashkuara janë ndër entitetet më të zellshme për të analizuar këto të dhëna që mblidhen nga automobilistët dhe itineraret e tyre. Eksperti i sigurisë, Mark Rasxh thotë se:
Kjo teknologji mbledh informacionin nga makina, e transmeton me Bluetooth apo me lidhjen Wi-Fi në telefon dhe në atë mënyrë mund të shihni të dhënat që mblidhen.

Sistemi quhet “mjetet e diagnostikimit” dhe përbëhet nga gjysmë-procesorë e programe kompjuterike që mbledhin të dhëna nga makina. Shumë njerëz mendojnë se kjo shërben për të ndihmuar për riparimin e makinës, por në fakt këto të dhëna kanë një përdorim shumë më të gjerë.
Rasch tha se:
Kamera, mikrofoni apo ndjesorët përcjellin informacion që mblidhet dhe regjistrohet. Këto të dhëna janë minierë ari për kompanitë e reklamave, të sigurimeve, agjencitë rregullatore dhe të rendit.
Ndër këto institucione rendi përfshihet Agjencia për Mbrojtjen e Kufirit. Afro pesë vjet më parë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, ku përfshihet Agjencia për Mbrojtjen e Kufirit organizoi një kurs mbi programet kompiuterike që mbledhin të dhëna nga makinat. Këto të dhëna përfshijnë itinerarin, sa herë hapet e mbyllet dera e makinës. Nëse shoferi i mban duart mbi timon, ku ndalon makina dhe për sa kohë.

Rikujtojmë, se Amsterdami do të fillojë së shpejti testimin e anijeve elektrike autonome që do të mund të kryejnë disa funksione, duke nisur nga mbledhja e mbeturinave e deri te transportimi i udhëtarëve. Kanalet afro 100-kilometërshe të kryeqytetit holandez janë përdorur për transport shumë kohë para se veturat dhe kamionët me motorë të djegies së brendshme ndotëse të nisnin bllokimin e rrugëve të saj të ngushta.