Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ndërkohë, raporti i Julit dhe Gazit është prishur në shtëpinë e “BBV3”. Dyshja ishin miq fillimisht, por duket se tani miqësia është ‘prishur’. Gazi u shpreh:
Ne jemi në këtë pikë sepse Julin e ka kapur deliri i madhështisë. Gjithë darkës më thoshte sa lart ishte ky dhe sa poshtë isha unë. Është debat i vërtetë. Unë në shoqëri nuk e shoh këtë gjë, nëse shoqëria shihet me këtë lloj diference, unë nuk bëj shoqëri. Shokët e mi i kam pasur prej shumë vitesh. Ndihem i tradhtuar, sepse e kam pyetur dhe ky më shmanget.
Juli ka komentuar ‘fundin’ e miqësisë ne Gazin:
Ajo biseda që pamë në fillim ishte vetëm mes meje dhe Gazit. Pjesa që e kam pyetur se si ndihej në shtëpi, ishte mes meje dhe Gazit. Po të doja ta ulja, do e bëja mes gjithë banorëve. Pasi u prish muhabeti, sigurisht e bëra para banorëve. E pyeta se e ndien veten në raport me atë që na vjen nga jashtë. Ja kam thënë si shok, ky nuk e ka marrë të tillë por nuk e ka problem. Nëse Gazit, i është prishur qejfi, kam bërë unë gabime etj…si shok, nëse më ka konsideruar të tillë, unë do e bëja bisedë me shokun njëherë, pastaj me të tjerët. Unë nuk e kam cilësuar asnjëherë si finalist. Nuk është kusht të krijosh miqësi me dikë që është i fortë. Unë e kisha qejf, na shkonte muhabeti prandaj krijova miqësi me të.