Showbiz

Justin Bieber rikthehet në origjinë dhe fansat e tij janë mëse të lumtur

Prej muajsh tashmë kritika e vetme për Justin Bieber ka qenë look-u tij. Flokët e gjatë dhe të rrëmujshme dhe mjekra e tij famëkeqe nuk u ka pëlqyer asnjëherë fansave të këngëtarit kanadez.

Mbrëmjen e kaluar ai ka postuar një foto në historinë e Instagram-it ku shfaq flokë të shkurtër dhe një mjekër të rregullt. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta derisa kjo foto e 24-vjeçarit të bëhej virale ndërkohë që memet e para për këtë ndryshim po qarkullojnë pa fund në rrjet.

Publiku dhe fansat e Bieber nuk mund të ishin më të lumtur se kaq dhe kanë harxhuar kohën e tyre për të komentuar këtë pamje të re të tij, nëpërmjet postimeve në Twitter.