Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.
Rozana Radi ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” menjëherë pas daljes së saj nga Big Brother VIP Albania, ku ndau përjetimet, sfidat dhe emocionet e eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një atmosferë të çlirët dhe miqësore, ajo foli me sinqeritet për marrëdhëniet me banorët, arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e formatit dhe reflektimet pas daljes. Emisioni solli edhe momente humori, analizë dhe mendime personale nga Rozana, duke ofruar një këndvështrim të freskët mbi rrugëtimin e saj në BBVA.