Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida!

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu, protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, teksa të tjerët kanë hedhur tullumbace kuqezi në bulevard.

Një shqiptar nga Londra, ka dhënë mesazhin e tij në protestën para kryeministrisë. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mandatimin e qeverie teknike, që të udhëheqë vendin për 12 muaj.

Rrezatoni shpresë, frymë, ndryshim, revolucion. Kam ardhur nga Londra…Ju drejtova shqiptarëve, gegëve, toskevë, shqiptarëve kudo ku janë. Shiko se je transformuar në një njeri autokrat, autoritar. Në të gjitha protestat që kemi bërë në Londër, ka pasur një mesazh dhe ai është për dorëheqje…Kjo protestë është ndryshe nga çfarë kemi parë në 36 vite. Kjo është protestë qytetare, për Revolucion, transformim për reforma demokratizuese. Qeveria teknike duhet të garantojë ndryshim të kodit elektoral, ku vota të ketë vlerë. Kërkojmë lista të hapura, një parlament funksional e vlera. Dhe jo një Parlament shërbëtorësh si ajo që kemi sot. Jep dorëheqjen me 21 qershor dhe lërë Atdheun të lirë”, tha ai.

Një protestues nga qyteti i Kukësit, teksa ka marrë fjalën në podiumin para Kryeministrisë ka deklaruar se tani ndodhen në udhëkryq dhe kanë dy rrugë ose ajo ku duan ta mbajnë politikanët vendin ose rrugën e lirisë.
Ai tha se prej 35 vitesh ka pasur vetëm vjedhje, premtime, s’ka drejtësi dhe Rama dhe Berisha duhet të mbajnë përgjejësi pasi i kanë vjedhur jetën.