Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, vijon beteja për shuarjen e zjarreve. Moti i nxehtë dhe i thatë nuk ndihmon, ndonëse nga nesër pritet një rënie e intensitetit në përhapjen e flakëve. Në Santa Barbara u shpall gjendja e jashtëzakonshme, pas shkatërrimit të 20 shtëpive nga zjarret. 2 mijë persona u evakuan, ndërsa me mijëra të tjerë mbetën pa energji elektrike.