Celebrities Gossip Showbiz

“Kaloj 6 ditë në vetmi…” Adrien Brody habit me rrëfimin për jetën e izoluar në New York!

Adrien Brody ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij personale, duke zbuluar se aktualisht jeton pothuajse i izoluar, pavarësisht se ndodhet në një nga qytetet më të zhurmshme dhe energjike në botë, New York City.

Në një intervistë për “The Wall Street Journal”, aktori fitues i çmimit Oscar tregoi se kalon gjashtë ditë të javës në vetmi, për t’u përqendruar maksimalisht te puna dhe roli i tij i ri në teatër.

Sipas Brody-t, rutina e tij është tepër intensive. Ai kalon rreth 11 orë çdo ditë në teatër dhe më pas shpesh qëndron zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

Është e vështirë të çlodhesh

-u shpreh aktori, duke pranuar se përkushtimi emocional ndaj rolit ka ndikuar edhe në jetën e tij private.

Aktualisht, Brody po debuton në Broadway me shfaqjen “The Fear of 13”, ku interpreton historinë reale të Nick Yarris, një burrë që kaloi rreth 20 vite në pritje të ekzekutimit përpara se një test ADN-je të provonte pafajësinë e tij.

Historia përfshin edhe një histori dashurie mes Yarris dhe një avokateje vullnetare, Jacki, rol që interpretohet nga Tessa Thompson.

Një nga detajet që e ka prekur më shumë aktorin është fakti se vetë Nick Yarris ndjek shumicën e shfaqjeve nga publiku.

Nick është dikush që arriti të dalë nga ferri përmes leximit, tregimeve dhe dëshirës për diçka më të madhe

-tha Brody.

Aktori shtoi se ndihet shumë mirënjohës që është bërë pjesë e komunitetit të Broadway-t dhe se kjo eksperiencë po i sjell emocione dhe zbulime personale që nuk i kishte përjetuar më parë.

Është emocionuese, edhe në këtë moshë, të zbuloj gjëra për veten që nuk i kisha kuptuar derisa guxova të bëja këtë hap

-përfundoi ai.

Rrëfimi i Adrien Brody ka prekur fansat në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre kanë vlerësuar përkushtimin ekstrem të aktorit ndaj artit dhe mënyrën se si ai zhytet plotësisht në personazhet që interpreton.