Kastro Zizo ka bërë një rrëfim të fortë dhe të pazakontë publik, duke pranuar hapur se në një periudhë të jetës së tij ka qenë vetë pjesë e një sjelljeje toksike në marrëdhënie.
Në një emision së fundmi, artisti tregoi një anë shumë personale, duke folur pa filtra për gabimet e së kaluarës.
Vitin e parë kam qenë një burrë tipik nga ata që shfaqen në emisionet sociale, ku gratë e dhunuara flasin për partnerët e tyre. Isha larg dhunës fizike, por shumë pranë dhunës verbale. Kam qenë dhunues dhe përndjekës në atë kohë
– rrëfeu Zizo, duke ndarë detaje që nuk i kishte bërë kurrë publike më parë.
Ai pranoi se edhe pse marrëdhënia kishte përfunduar, vazhdonte të kërkonte llogari, ndërkohë që paralelisht kishte tetë lidhje të tjera, një sjellje që sot e sheh me përçmim.
Kërkoja llogari në llumin që isha. Kjo gjendje zgjati një vit dhe sot, kur e kujtoj veten e asaj kohe, e përçmoj
– u shpreh ai me sinqeritet.
Rrëfimi i Kastro Zizos është konsideruar nga shumë si një pranim i rrallë dhe i guximshëm i gabimeve personale, duke hapur diskutime të forta mbi dhunën verbale, përgjegjësinë emocionale dhe nevojën për reflektim e ndryshim.
Kujtojmë se artisti është baba i tre fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme martesore.