Showbiz

“Kam shumë konsideratë për lojën e…”/Lore zbulon kë sheh në finalen e BBV5: Fitorja do ndahet mes…

E ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtarja e njohur Lore, e cila ka folur më shumë për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 5”, por duke u ndalur edhe tek projektet e saj të reja muzikore…

Kur Ina hyri në shtëpi, ti dhe Selin nuk ia dhatë dorën, pse?

Edhe reagimi im mund të ketë qenë emocional dhe impulsiv. Por ishte instiktiv, nuk e mbështes këtë lloj toksiciteti dhe e luftoj. Por nuk është se luftoj gocat. Unë kisha marrë versionin e Stelinës, pashë videon dhe mbajta qëndrimin tim. Nuk kisha asgjë personale me Inën, por nuk e mbështes këtë gjë.

Si e sheh situatën mes Brikenës dhe Mateos?

Brikena ka qenë një nga njerëzit e parë që kam njohur aty brenda. Më dhimbset si po trajtohet kjo gjë nga Mateo. Ajo u mundua të ishte e përmbledhur dhe pastaj e pa në sy dhe i tha ‘deri këtu’. Nuk e di se ku do të dalë Mateo me gjithë këtë. M’u duk sikur Brikena në prime i dha një sinjal, që ‘unë këtu jam, bëj diçka’.

Kush mendon se është më shumë në avantazh nga banorët në këtë pikë të lojës për të qenë në finale?

Kam shumë konsideratë për lojën e Kristit. Është një nga lojëtarët më inteligjentë dhe të ftohtë. Miri dhe Selin janë një dyshe që i shoh në finale. Këta janë ata që mendoj unë më të avantzhuar. Mendoj se fitorja do ndahet mes këtyre të treve. Unë do doja shumë Brikenën në finale, por pse jo dhe Mateon. Kam vënë re që Mateo po pëlqehet shumë në rrjet.

Kush rrezikon më shumë nga nominimi i të shtunës për të dalë nga shtëpia?

Angelo është më i rrezikuar se të gjithë ata, për shkak të lojës në hije. Ka pasur një periudhë që pata një afrim me të dhe edhe pse mundoheshim ta orientonim njëri-tjetrin, e pyesja si ka mundësi që nuk e mbështet personin që ke përballë. Mendoj që kjo e ka penalizuar.