Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit organizoi në fundjavë Kampionatin e 23-të Kombëtar Individual të Bilardos për disiplinën 9-gurë. Aktiviteti u zhvillua në arenën e bilardos “Tirana”, ndërsa në këtë kampionat ishin pjesëmarrës 32 bilardistë. Kampionati dhuroi përballje interesante dhe me emocione.
Në fazën çerekfinale u shënuan këto rezultate: Edison Halili – Astrit Tolaj 4-9, Llambi Papaj – Ermal Dyli 5-9, Besar Spahiu – Mario Bregu 9-3, Ernesto Gjoni – Edmond Zaja 8-9.
Më tej u kaluar në gjysmëfinale, aty ku Ermal Dyli mposhti me rezultatin 9-5 Astrit Tolajn, ndërsa Besar Spahiu triumfoi 9-4 kundër Ernesto Gjonit. Kështu për titullin kampion matën forcat në finale dy bilardistët e mirënjohur si Ermal Dyli dhe Besar Spahiu.
Pas një sfide mjaft të bukur, suksesi i takoi Dylit me rezultatin 9-6. Kështu, Ermal Dylli shpallet kampion i edicionit të 23-të të Kombëtar Individual të Bilardos për disiplinën 9-gurë, duke u konfirmuar edhe një si një usta i stekës në Shqipëri.