Celebrities Sport

“Kampionë…”/Detaji prekës në bluzën e Luis Enrique kushtuar vajzës së ndjerë Xana, kuptimi domethënës…

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i dha një kuptim të veçantë fitores së parë historike të klubit në Ligën e Kampionëve, duke i kushtuar një homazh vajzës së tij, Xana, e cila humbi jetën në vitin 2019 nga kanceri në kocka, në moshën 9-vjeçare.

Pas fitores mbresëlënëse 5-0 ndaj Interit në finalen e zhvilluar në “Allianz Arena” të Mynihut, Enrique u pa duke festuar me një T-shirt të zezë të personalizuar, ku ishte ilustruar një karikaturë e tij me vajzën, të dy duke mbajtur flamurin e PSG-së. Poshtë imazhit shkruhej:

“Ne jemi kampionë!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hamuel Huang (@hamuel77)

Karikatura ishte një homazh ndaj një momenti të ngjashëm nga finalja e vitit 2015, kur Xana, atëherë një vajzë e vogël, festonte me babain e saj në fushë pas fitores së Barcelonës kundër Juventusit. Përpara finales, Enrique kishte folur me ndjenjë për dëshirën për ta ndarë këtë sukses me kujtimin e vajzës së tij:

Kam kujtime të jashtëzakonshme me Xanan, ajo adhuronte festat. Jam i sigurt që edhe tani, kudo që ndodhet, është duke festuar. Edhe pse nuk është fizikisht me mua, ajo është gjithmonë e pranishme shpirtërisht. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.

Tifozët e PSG-së u bashkuan në këtë homazh emocional, duke shpalosur një flamur gjigant me imazhin e Luis Enrique-s dhe Xanas me fanellën e PSG-së, një gjest që e preku thellë trajnerin:

Ishte shumë prekëse. Ky gjest nga tifozët ishte i mrekullueshëm. Por unë nuk kam nevojë të fitoj për të menduar për vajzën time, ajo është gjithmonë me mua, edhe kur humbim. Ajo mbështet familjen tonë nga atje ku është.

Në dokumentarin e tij të publikuar vitin e kaluar, Enrique ndau edhe disa momente të dhimbshme pas ndarjes nga jeta të Xanas, përfshirë një bisedë me nënën e tij, e cila nuk mund të mbante fotot e mbesës në shtëpi:

I thashë: ‘Mami, pse nuk ka asnjë foto të Xanas?’ Ajo më tha: ‘Nuk mundem.’ Unë i thashë: ‘Duhet t’i vendosësh. Xana është ende me ne, jo fizikisht, por shpirtërisht. Flasim për të çdo ditë, qeshim dhe kujtojmë, sepse besoj se ajo na sheh.

Pas humbjes së vajzës, familja Enrique themeloi Fondacionin Xana, i cili mbështet fëmijët dhe familjet që përballen me sëmundje të rënda.

“E konsideroj veten shumë me fat! Pata privilegjin të jetoj me vajzën time për nëntë vite të mrekullueshme. Kemi mijëra kujtime, video dhe momente të paharrueshme.” rrëfeu trajneri.