Sport

PSG-ja firmos për 3 vjet me mbrojtësin e majtë, Lucas Digne!

Lucas Digne ka lënë Aston Villa-n në Premier League dhe ka kaluar te PSG-ja. Pak ditë më parë, ai mbylli Botërorin me Francën dhe tani ndryshon skuadër e kampionat po ashtu.

Kampionët në fuqi të Europës kanë paguar klauzolën e prishjes së parakohshme të kontratës së mbrojtësit të Kombëtares Franceze me klubin anglez.

Eshtë fjala për një shifër prej 10 milion eurosh. Digne ka luajtur edhe më parë me PSG-në e gjithashtu me Barcelonën, Romën, Everton-in e Lille-n.

Digne ka bërë analizat mjekësore dhe do të firmosë kontratë trevjeçare me PSG-në. Ai ishte titullar me Francën në Botëror, ku mori vëmendje për penalltinë e shkaktuar në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, që u kushtoi eliminimin “Gjelave”.

PSG-ja beson te eksperienca e mbrojtësit të majtë dhe tashmë ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.