Celebrities Music Showbiz

Kantautori Jon Tarifa rrëfehet nga Bali për projektet muzikore dhe arsyet se pse la Evropën!

“Slow Down” është kënga më e re e artistit të njohur, kantautorit, Jon Tarifa. Prej gati një viti, ai po jeton së bashku me familjen e tij në Bali të Indonezisë, ndërkohë që karrierën e tij nuk e ka lënë pas dore. Joni ishte në një lidhje me Skype nga Bali për “Wake Up”, për të ndarë me ne një bisedë për projektin më të fundit “Slow-Down”, por edhe për familjen, jetën e atje dhe projektet për të ardhmen.

Joni, ti së bashku me familjen  tënde ke gati 1 vit që je shpërngulur në Bali? Si nis dita aty për ty, nëse do të bësh një krahasim me jetën që bëje në Evropë, Holandë?

Ne kishim disa vjet që po përpiqeshim të vinim të jetonim në Bali, por dhe pandemia ndikoi dhe shtatzënia e bashkëshortes. Pritëm sa pritëm dhe tani u bënë 11 muaj që kemi ardhur. Po jetojmë një ëndërr dhe jam shumë mirënjohës që e kemi bërë këtë gjë. Më pëlqen që vajza po e përjeton këtë gjë, të luajë zbathur… Në Holandë nuk ke mundësi për ta bërë këtë. Nuk mund të mërzitesh këtë, vetëm nëse ben të njëjtën rutinë. Ne punojmë çdo ditë këtu, së bashku me bashkëshorten. Ne e fillojmë ditën me një arrë kokosi (qesh).

Krahas muzikës, a ka një profesion Joni që e ushtron në Bali?

Unë kur u nisa nga Holanda, hapa një agjenci timen për marketing. Kam klientë sin ë Bali si në Holandë. Ka shumë të tjerë që punojnë me laptop nga baret këtu. Unë kam dhe një koleg tjetër që punojmë bashkë, me pak fjalë një tjetër lloj arti sa i përket çdo gjëje lidhur me marketingun.

A ke dalluar deri tani tek Olivia, ndonjë tendencë për të ndjekur rrugën e artit si babi?

Olivia po e shijon jetën tej mase. Ajo e pëlqen shumë muzikën sepse kur dëgjon këngët e mia, kërcen e këndon, duke i vënë edhe fjalët e veta. Ka raste që e marr me vete dhe në praktikë futbolli dhe atë e ka me shumë qejf.

Keni plane për të ardhur së shpejti në Tiranë?

Ne kemi dëshirë të vimë në verë, por varet dhe nga situata që është në botë. Nuk është vetëm në dorën tonë. Por duam të vijmë sepse na ka marrë shumë malli për familjarët, kemi që në janarin e kaluar që nuk i kemi takuar.