Pak ditë më parë Kanye West dhe modelja Venetria i kanë dhënë fund lidhjes së tyre jetëshkurtër. Reperi 44-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare nisën rrugët e tyre të ndara pasi ishin lidhur vetëm për disa muaj. Ndarja vjen pas lutjes së Kanye-s për ish-gruan e tij, Kim Kardashian, që të kthehej tek ai në koncertin e tij me Drake, pavarësisht se ylli 41-vjeçar i “KUWTK” nuk tregoi shenja të ngadalësimit të procedurave të tyre të divorcit.
Dhe tani, Kanye West ka blerë një shtëpi prej plot 4.5 milionë dollarë në krah të shtëpisë së ish-gruas së tij Kim, në Hidden Hills të Los Angeles. Reperi, i cili ka katër fëmijë me Kim është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje. Kanye së fundmi ka shprehur publikisht planin e tij për të bashkuar familjen dhe për t’u pajtuar me Kim, pavarësisht se ylli i “KUWTK” po vazhdon romancën me Pete Davidson.

Kanye pagoi 4.5 milionë dollarë për pronën, 421,000 dollarë më shumë se çmimi i fillestar, për t’u siguruar që të mos kishte oferta të tjera. Krahasuar me rezidencën në Malibu që ai bleu në shtator për 57.3 milion dollarë, kjo, e ndërtuar në vitin 1955, është shumë më modeste. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 1,07 hektarësh tokë dhe vetë shtëpia ka një sipërfaqe prej 3,651 metra katrorë, ndërsa përmban 5 dhoma gjumi, 3 banjo dhe një pishinë të madhe në natyrë.

Blerja e Kanye vjen pasi ai iu lut publikisht ish-partneres së tij, Kim që të ‘kthehej’ tek ai gjatë koncertit të Larry Hoover me Drake. Dhe gjatë një interviste të 4 nëntorit për Drink Champs, Kanye iu referua Kimit si ‘gruaja’ e tij në kohën e tashme dhe pretendoi se ai nuk ishte ende i divorcuar nga ajo. Deri më tani, ylli i Keeping Up With The Kardashians duket se po i injoron lutjet publike të ish-it të saj dhe ajo nuk ka hequr dorë nga marrëdhënia e saj me yllin e SNL, Pete Davidson.

Kim Kardashian West ka bërë kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për t’iu rikthyer emrit të saj të vajzërisë pasi procesi i divorcit nga Kanye West po vazhdon. 41-vjeçarja dorëzoi dokumentet ligjore të premten, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës sipas ‘TMZ’. Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqi dorë nga West, pavarësisht nga bizneset e saj si ‘KKW Beauty’ dhe ‘KKW’ duke përdorur inicialet e saj të mbiemrit West.