Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West përsëri ‘single’, artisti bën gjithçka për Kim!

Kanye West dhe modelja Venetria i kanë dhënë fund lidhjes së tyre jetëshkurtër. Reperi 44-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare nisën rrugët e tyre të ndara pasi ishin lidhur vetëm për disa muaj, raportoi të martën Page Six.  Ndarja vjen pas lutjes së Kanye-s për ish-gruan e tij, Kim Kardashian, që të kthehej tek ai në koncertin e tij me Drake, pavarësisht se ylli 41-vjeçar i “KUWTK” nuk tregoi shenja të ngadalësimit të procedurave të tyre të divorcit.

Marrëdhënia e reperit me Vinetria u raportua për herë të parë në nëntor dhe një burim i tha Page Six në atë kohë se ata ishin lidhur për një kohë të shkurtër deri atëherë. Çifti u pa së bashku në “Minneapolis” në ndeshjen debutuese të basketbollit nga ekipi i tij i ri i shkollës përgatitore të “Donda Academy” kur lidhja e tyre u bë publike.

Kanye, i cili ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye, nuk e ndjek më Vinetria në Instagram, megjithëse ajo ende e ndjek atë. Para romancës së tyre, ai ishte i lidhur me një modele tjetër, Irina Shayk, megjithëse edhe kjo lidhje u prish pas një kohe të shkurtër.

Modelja nuk duket se i është referuar krijuesit të hiteve në Instagram, ku ajo krenohet me 451 mijë ndjekës, megjithëse ajo e uroi ish-kunatën e tij Kourtney Kardashian për fejesën e saj me Travis Barker në tetor. Por edhe pse marrëdhënia e saj me reperin duket se është zhvilluar, ai ende po kërkonte publikisht një pajtim me Kim.