Celebrities

Kanye tashmë i përket së shkuarës, Kim Kardashian bën kërkesën për të qenë ‘zyrtarisht beqare’!

Kim Kardashian West ka bërë kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për t’iu rikthyer emrit të saj të vajzërisë pasi procesi i divorcit nga Kanye West po vazhdon. 41-vjeçarja dorëzoi dokumentet ligjore të premten, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës sipas ‘TMZ’.

Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqi dorë nga West, pavarësisht nga bizneset e saj si ‘KKW Beauty’ dhe aroma ‘KKW’ duke përdorur inicialet e saj të mbiemrit West. Kjo vjen disa orë pasi Kanye iu lut Kim që të hiqte dorë nga divorci gjatë një koncerti ‘Free Larry Hoover’ të enjten mbrëma, ku mori pjesë ajo.

Lëvizja ligjore në thelb kërkon që gjyqtari të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, pronën dhe implikimet financiare nga statusi aktual martesor. Më shumë se çdo gjë, i mundëson kujtdo që është në procesin e divorcit të vazhdojë jetën e tij duke qenë beqar dhe të zgjidhë çështje të tjera në një kohë të ndryshme.

Disa orë më parë, Kim ishte e pranishme në koncertin e shumëpritur të Kanye dhe Drake për lëvizjen ‘Free Larry Hoover’ në Los Angeles Memorial Coliseum. Ajo ishte në turmë kur Ye interpretoi një varg të hitit të tij ‘Runaway’ që synonte posaçërisht atë. Ai këndoi:

Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë. Më konkretisht, Kimberly.

Ende nuk dihet nëse Kanye e dinte për dosjen ligjore përpara se të këndonte, por ai dukej i lumtur që u ribashkua me Drake në imazhet e prapaskenës nga koncerti, pasi ata dëshmuan se grindjet e tyre shumëvjeçare kishte mbaruar. Lutja e fundit publike që ajo të kthehet përsëri tek reperi nuk ka funksionuar për Kardashian pasi një burim i tha ‘People’ të premten se Kim e ka lënë atë pas, por ajo e di se është e vështirë për Kanye.

Ajo nuk është e habitur që ai i lutet në publik që ajo të vrapojë përsëri tek ai. Ajo thjesht po përpiqet të jetë e respektueshme për këtë.

Vetëm javë më parë, Ye bëri një lutje të ngjashme publike, siç tha në mënyrë të famshme se Zoti do ta ribashkojë atë dhe gruan e larguar Kim, pasi ai pranoi se kishte bërë gabime në martesën e tij ndërsa shërbente vaktet për Ditën e Falënderimeve.