Showbiz

Kanye West kërkon të bashkëpunojë me këngëtaren shqiptare

Reperi i famshëm Kanye West momentalisht është larguar nga qendra e vëmendjes së medias pasi është duke punuar për albumin e tij më të ri “Yandhi”.

Burime pranë tij kanë rrëfyer se Kanye dëshiron që pjesë e këtij albumi të jetë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila kohët e fundit ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

Ai dëshiron ta përfshijë Duan në një ndër projektet e tij muzikore, dhe ka shumë të tilla për t’i treguar. Së fundmi Dua Lipa arriti të rrëmbejë dy çmime në “Grammy Awards” në të dyja kategoritë ku ishte nominuar.