Bota

Kaos në Armeni, bllokohen rrugët e kryeqytetit

Dhjetëra mijëra qytetarë të Jerevanit bllokuan rrugët e kryeqytetit të Armenisë pasi kreu i opozitës, Nikolas Pashinjan kërkoi mosbindje civile. Pashinjan u bëri thirrje mbështetësve të tij të bllokojnë “rrugët, aeroportet, e gjithçka” dhe i kërkoi policisë të bashkohet me protestat. Armenia është futur në një krizë politike që prej 13 prillit, ku pas protestave dha dorëheqjen si kryeministër, Serzh Sargsyan.