Një 45 vjeçar nga Kurbini përfundoi në prangat e policisë pas një operacioni të koduar “Daul”. Aleksander Gurra përfundoi në pranga pasi dyshohet për kultivimin e 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie. Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.