Aktualitet

Kapja e 3.4 milionë eurove në Durrës, ja kur jepet masa për 4 të arrestuarit

Gjykata për Krimet e Rënda pritet që të japë masën për të akuzuarit lidhur me sasinë e 3.4 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit. Mësohet se seanca gjyqësore për të arrestuarit Agim Çeka, Edi dhe Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri do të mbahet më 12 korrik në orën 09:00. Dyshohet se paratë buronin nga trafiku lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri. Veç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.