Gjashtë shtetas kurdë u kapën në territorin shqiptar, pasi kishin hyrë nga pika kufitare e Kapshticës dhe do të transportoheshin me taksi drejt Tiranës. Emigrantët klandestinë deklaruan në polici se kanë paguar nga 250 euro, po janë gënjyer nga taksisti që i la në një qendër shëndetësore në fshatin Koritë, jo shumë larg Kapshticës dhe është larguar. Ishin uniformat blu të Korçës që pikasën shtetasit e huaj, dy burra, dy fëmijë dhe një grua. Emigrantët po strehohen në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.