Bota

Kardinali Xhorxh Pell pritet të përballet me dy gjyqe për abuzim seksual

Kardinali Xhorxh Pell pritet të përballet me dy gjyqe në Australi, pasi akuzohet për sulme seksuale.  Arkëtari i Vatikanit, 76 vjeç, e mohoi fajësinë për të gjitha akuzat, të cilat lidhen me vitet 1970 dhe 1990 kur shërbente në dy kisha australiane. Pell u paraqit sot në gjykatën e shtetit Viktoria. Kardinali është katoliku me pozitën më të lartë i Australisë dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan.