Food & Drink

Karkaleca me salcë aguachile nga shef Denis Çerri!

Karkaleca me salcë aguachile është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Është një pjatë e freskët dhe pikante me origjinë meksikane, e cila kombinon freskinë e karkalecave të gjallë ose të zier lehtë me një salcë lime. Emri “aguachile” do të thotë “ujë me spec djegës”, dhe përshkruan saktësisht thelbin e këtij kombinimi të fuqishëm me karkalecat dhe përbërësit e tjerë të veçantë së bashku. Zakonisht shërbehet e ftohtë, e dekoruar me feta avokado, kastravec dhe qepë të kuqe duke krijuar një përvojë të pasur në shije dhe ngjyra.

Përbërësit për salcën Aguachile:

1 kastravec
1 avokado e pjekur
Lëngu i një lime
2 lugë uthull e bardhë
1 thelpi hudhër
½ spec djegës
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë

Për servirjen:

Karkaleca të zier lehtë
Kastravec i prerë hollë
Qepë e kuqe ne feta të holla

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.