Showbiz

Kendall Jenner zbulon arsyen përse gjithmonë ka qenë xheloze ndaj motrës së vogël Kylie

Në një intervistë të dhënë së fundmi Kendall Jenner është e treguar e hapur ndaj pasigurisë së saj më të madhe që e ka shoqëruar që kur ka qenë e vogël.

Supermodelja është shprehur se gjithmonë e ka patur shumë të vështirë të zërë miqësi ndërkohë që motra e vogël Kylie ishte e kundërta e saj. Për këtë arsye ajo ka qenë gjithmonë xheloze ndaj 21-vjeçares dhe ka qenë deri në momentin që ajo u bë nënë.

“Ende prekem kur e kujtoj fëmijërinë time, të paturit shokë e shoqe për mua ishte gjëja më e vështirë në botë. Kohën e lirë e kaloja vetëm duke kalëruar pasi ishte i vetmi moment kur nuk ndihesha e vetmuar” ,-përfundoi ajo.

Tashmë Kendall është një ndër modelet më të dashura të industrisë së modelingut, së fundmi edhe një ndër engjëjt të “Victoria’s Secret”.