Autorët e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta, akuzohen për plagjiaturë. Kompania amerikane “Universal Music Studios” hodhi në gjyq Izraelin me pretendimin se kënga është kopjuar nga hiti i grupit amerikan “The White Stripes”, “Seven Nation Army”. Kritikët e muzikës thonë se ka ngjashmëri në ritëm. Nëse vërtetohet plagjatura e Izraelit në “Eurosong”, triumfi pritet t’i kalojë shqiptares që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira, që u rendit e dyta.