Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari i njohur Ray J i shtruar në spital në gjendje të rëndë, askush nga familjarët nuk e viziton!

Së fundmi, këngëtari i njohur William Ray Norwood Jr, i njohur me emrin e artit si Ray J ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore i shtruar në spital teksa po lufton me pneumonin. Këngëtari i “One Wish” ka një javë që është shtruar në spital dhe askush nga familja e tij nuk e ka vizituar. Ndërkaq, artisti u shpreh në lidhje me këtë situatë se:

Unë kam qenë këtu vetëm për një javë. Asnjë anëtar i familjes nuk erdhi të më takonte, madje as gruaja ime.

Ray J më vonë sqaroi se familja e tij nuk lejohet të jetë në dhomë me të për shkak të protokolleve të COVID-19.

Zoti është i mirë. Familja ime thjesht nuk mund të jenë këtu për shkak të situatës. Unë nuk mund të kem vizitorë sepse e izoluan dhomën.

Ndërkaq, mjekët menduan se Ray J ishte infektuar me COVID-19, por që pas disa testimeve kishte rezultuar negativ. Ish-i dashuri i Kim Kardashian momentalisht është me oksigjen dhe ka vështirësi në frymëmarrje. Rikujtojmë se Ray J po ecën përpara me planet për t’u divorcuar edhe një herë nga partnerja e tij, Princess Love. Çifti, i cili u martua në vitin 2016, janë prindër të dy fëmijëve: djalit Epik Ray, 1 vjeç dhe vajzës Melody Love, 3-vjeçe.