Gossip Showbiz

“Mjekët ma thanë qartë…”Ray J trondit fansat me deklaratën për jetën e tij pas shtrimit në spital!

Ray J ka folur pa filtra për gjendjen e tij shëndetësore, pas shtrimit urgjent në spital në Las Vegas në fillim të këtij muaji, ku u trajtua për pneumoni dhe probleme serioze me zemrën.

Deklaratat e tij të fundit kanë alarmuar fansat dhe kanë ngritur shqetësime për të ardhmen e këngëtarit.

Në një video të publikuar së fundmi, Ray J shfaqet duke biseduar me një mik të tij, ku bën një deklaratë të fortë dhe të errët për jetën e tij.

Viti 2027 është padyshim një mbyllje për mua

-dëgjohet të thotë ai.

Kur miku përpiqet ta kundërshtojë, artisti përgjigjet shkurt:

Kështu tha mjeku

Më pas, Ray J iu drejtua drejtpërdrejt kamerës, duke zbuluar se ana e djathtë e zemrës së tij është “e shkatërruar” dhe se organi po funksionon vetëm pjesërisht. Ai foli edhe për planet për të udhëtuar në Haiti, duke pretenduar se atje “është gjetur kura” për gjendjen e tij.

Ylli i hitit “Sexy Can I” pranoi gjithashtu se gjendja e tij shëndetësore është pasojë e drejtpërdrejtë e stilit të jetesës. Ai mori përgjegjësi të plotë, duke përmendur konsum të tepruar të alkoolit dhe përdorim substancash si faktorë që e çuan drejt këtij përkeqësimi.

Mendova se mund t’i përballoja të gjitha, por nuk munda… dhe kjo e ndryshoi kohën time këtu

-u shpreh ai me sinqeritet.

Ray J bëri të ditur se këtë javë do t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë mjekësor, i shoqëruar nga prindërit e tij. Ai nuk harroi të falënderonte publikisht motrën e tij të famshme, Brandy, duke zbuluar se ajo ka marrë përsipër pagesën e shpenzimeve të tij për pjesën e mbetur të vitit.

Megjithatë, vetëm disa ditë më vonë, këngëtari ndau një mesazh disi më shpresëdhënës në Instagram. Ndërsa konfirmoi se zemra e tij funksionon aktualisht vetëm me 25 përqind kapacitet, ai shmangu përmendjen e “afatit 2027”.

Për sa kohë që qëndroj i fokusuar dhe në rrugën e duhur, gjithçka do të shkojë mirë

-shkroi ai për ndjekësit.

Kjo nuk është hera e parë që Ray J përballet me probleme serioze shëndetësore. Në vitin 2021, ai u shtrua gjithashtu në spital për një rast të rëndë pneumonie, duke e kthyer shëndetin e tij në një betejë të vazhdueshme.