Gossip

Ray J arrestohet pas debatit live me Princess Love, dyshohet se e kërcënoi me armë?

Ray J është arrestuar në Los Angeles pas një debati të ashpër që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve, ku u përfshi edhe ish-bashkëshortja e tij, Princess Love.

Sipas raportimeve, këngëtari 44-vjeçar, emri i vërtetë William Norwood Jr, u vu në pranga të enjten (27 nëntor) pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-partneren me armë gjatë një transmetimi live.

Ai është akuzuar për “kanosje kriminale” dhe më pas është liruar me kusht, pasi ka paguar një garanci prej 50 mijë dollarësh.

Sherri shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrjetet sociale, ku Ray J dhe Princess Love, me të cilën ka dy fëmijë Melody, 7 vjeç, dhe Epik, 5 vjeç nisën të grindeshin për drejtimin në gjendje të dehur.

Sipas TMZ, Ray J dukej i irrituar dhe e nisi transmetimin duke thënë se po kalonte “Ditën e Falënderimeve më të keqe në botë”, ndërsa më pas iu drejtua ish-bashkëshortes me fjalët: “Drive drunk, Princess”.

Në një moment, Princess pretendoi se këngëtari kishte nxjerrë një armë gjatë debatit, duke thënë:

Ray, ti sapo the se po ma drejton një armë… nuk po ngas makinën! Ti sapo na drejtove armën neve!

Ray J e mohoi menjëherë akuzën, duke u përgjigjur:

S’ju drejtova asgjë.

Në videon që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, Princess Love dëgjohet të thotë se ka njoftuar policinë: “I called the police.”

Më pas, sipas TMZ, Ray J dyshohet se është dëgjuar duke thënë:

Do t’i qëlloj ata f***** policë

– frazë që dyshohet se ka çuar në reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe arrestimin e tij.

Aktualisht, çështja është nën hetim, ndërsa nuk dihet ende nëse ndaj tij do të ngrihen akuza të tjera penale.