Aktualitet

Keni planifikuar të shkoni me pushime?! Policia jep këshilla si të mbroni banesat!

Pushimet verore i japin zë një fenomeni aspak të dëshiruar, vjedhjet e banesave. Uniformat blu këshillojnë për kujdes. Nëse keni planifikuar të shkoni me pushime, mos harroni të siguroni mirë shtëpinë tuaj. Mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe mos ulni grilat, janë këshillat kryesore që japin ekspertët. 163 banesa dhe 34 lokale janë vjedhur në 6 muajt e parë të vitit në Tiranë.