Aktualitet

Kërkuan që Veliaj të ishte pjesë në mbledhjen për Buxhetin 2026, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak

SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj nuk do të jetë prezent në mbledhjen për Buxhetin 2026 për Tiranën.

Kjo do të thotë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk do të jetë prezent në mbledhjen për Buxhetin 2026 për Tiranën, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas kërkesës së siguruar më herët nga Top Channel, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.