Khloé Kardashian ka befasuar ndjekësit me një pamje të re, që sipas shumë fansave e bën të duket si dy pika uji me nënën e saj, Kris Jenner.
Ylli i “The Kardashians” ndau disa foto në Instagram ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë vjollce me shkëlqim, teksa ndodhej në Gjermani për të marrë pjesë në “German Perfume Awards” në Düsseldorf. Khloé ishte e pranishme për të marrë një çmim për parfumin e saj “XO Khloé”, i lansuar në fund të vitit 2024.
Me flokët e kapura lartë dhe grimin e realizuar me kujdes, Khloé u komentua gjerësisht në rrjete sociale për ngjashmërinë e saj me të ëmën.
Një ndjekës shkroi në komente:
Në foton e tretë dukesh njësoj si Kris.
Një tjetër e përforcoi mendimin duke shtuar:
Jam dakord.
Khloé u përgjigj me entuziazëm:
Oh, çfarë komplimenti!!!
Ndërkohë, edhe Kris Jenner nuk qëndroi pa reaguar, duke komentuar me krenari:
Po bërtas!!! Jam shumë krenare për vajzën time të bukur!!!
– ndonëse dukej se i referohej më shumë çmimit të fituar se sa ngjashmërisë fizike.
Sido që të jetë, Kardashian-ët dhe Jenner-ët nuk reshtin së habituri – dhe kësaj here, vëmendjen e morën të dyja, në të njëjtën fytyrë!